E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna seksuale,"Save the Children”: 60% të trafikuarve janë fëmijë

Pavarësisht ligjeve dhe nismave të krijuara për të ndaluar trafikimin e fëmijëve dhe abuzimin seksual mbi ta, një rasport i "Save the Children" tregon se këto fenomene janë të frikshme në vend. Sipas këtj raporti 60 % e shqiptarëve të trafikuar për prostitucion janë fëmijë dhe gjysma të mitur, të cilët trafikohen nëpëmjet mashktrimit, ndërsa 13% e tyre janë fëmijë të rrëmbyer.
 

Sipas raportit, riskun e mashtimit dhe më pas abuzimit seksual deri në prostitucion e kanë femrat të cilat jetojnë në zonat rurale. Madje shumica prej tyre nuk shkojn n shkolla. 90% e vajzave t zonave t thella rurale mbi 19 vjece ndihen të rrezikuar dhe nuk shkojnë në shkolla, sepse kanë frikë nga trafikimi.
 

Përvec të tjerave, në raport thuhet se rrjetet e prostitucionit të të miturve në vend janë të mirëorganizuara dhe shumë prej viktimave të abuzimit e kanë të vështirë të denoncojnë për shkak të frikës dhe për shkak se në zona të thella rurale mungon mbështetja psikologjike dhe alternativa të tjera mbështetesë për këta të mitur.
 

Fëmijët në situatë rruge janë më tepër të rriskuar për tu bërë pre e abuzimeve dhe shfrytëzimeve të tilla. Në raport thuhet se qeveria shqiptare duhet të hartoj një strategji gjithëprfshirse për këta të mitur.
 

Kjo situatë e të lypurit në raport konsiderohet si një epidemi kombëtare, sepse në vitin 2006, 50.000 fëmijë ishin në situatë rruge. Institut i Statistikave ka raportuar se 9.8% e fëmijëve nga mosha 6 deri ne 14 vjec dhe 32% e fëmijve nga mosha 6 deri në 17 vjec punojnë, por për fat të keq në formatet më të këqija si lypja, mbledhja e mbeturinave.
 

Nisur nga këto të dhëna, “Save dhe Children” shprehet e shqetësuar se fëmijët në situatë rruge janë të shumtë, duke kërkuar më shumë punë dhe angazhim nga qeveria shqiptare për një strategjegji të fort dhe parandaluese ndaj këtyre fenomeneve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›