Nishani KLD-se Gjyqtaret te dorezojne imunitetin

Ministria e Drejtesise kerkon qe gjykatesit te lene imunitetin ne rast se hetohen per korrupsion
Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka kerkuar heqjen e imunitetit te gjyqtareve kur keta te fundit akuzohen per korrupsion. Dje gjate mbledhjes se KLD-se kreu i Drejtesise ka deklaruar se ne pamundesi te ndryshimit te Kushtetutes se vendit per kufizimin e imunitetit KLD tu kerkoje gjyqtareve te Shqiperise te heqin dore nga imuniteti per ceshtje qe lidhen me korrupsionin. Kjo kerkese vjen pas iniciatives se deputeteve dhe ministrave per te depozituar ne deklarate personale ku deklarojne te heqin dore nga imuniteti kur hetohen per ceshtje korrupsioni. Sipas Nishanit gjykatesit duhet qe te depozitojne ne KLD nje deklarate personale ku te heqin dore nga imuniteti ku jane nen hetim per ceshtje korruptive - u shprehen burime nga Ministria e Drejtesise. Por nga nderkohe mesohet se KLD nuk e ka pranuar kete propozim duke deklaruar se kufizimi i imunitetit duhet te behet vetem duke ndryshuar ligjet perkatese.
Po gjate dites se djeshme ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka diskutuar me donatoret e huaj qe kontribuojne ne realizimin e reformes ne drejtesi. Tema e diskutimit qe ministri i Drejtesise ka pasur me donatoret e huaj ka qene per draftin e strategjise se drejtesise. Sipas Nishanit strategjia per drejtesine eshte nje kontribut real per forcimin funksionimin dhe zbatimin e rregullave te shtetit ligjor si dhe respektimin e te drejtave te njeriut. Ministri i Drejtesise gjate konsultimit me donatoret theksoi Ne themel te kesaj strategjie do te jete zbatimi i shtetit ligjor si garancia e vetme e respektimit te te drejtave te njeriut dhe si gur themelor i demokracise ne vend. Kjo strategji ndjek me vemendje prioritetet qe qeveria shqiptare ka ne integrimin e saj ne familjen evropiane - tha Nishani. Ai i konsideroi te nje rendesie te vecante objektivat qe synon kjo strategji sa i perket krijimit te nje sistemi gjyqesor te pavarur e te paanshem. Sipas tij sistemi gjyqesor duhet te respektoje te drejtat dhe lirite e njeriut te rrezatoje besueshmeri dhe transparence duke pasur si qellim rritjen e besimit te qytetareve tek drejtesia. Me tej ministri Nishani ka shprehur mirenjohjen per donatoret dhe asistencen e shteteve mike ne reformen per drejtesi e realizuar nepermjet misioneve te akredituara ne vend OSBE-se Keshillit te Evropes te cilat kane mbeshtetur ne menyre te vazhdueshme konsolidimin e shtetit ligjor dhe forcimin e institucioneve te drejtesise. Draftimi dhe konsultimi me te gjithe aktoret qe veprojne ne fushen e drejtesise synon finalizimin me nje dokument te vetem te projekt-politikave per zhvillimin ne vazhdimesi te rolit dhe bashkerendimit te hallkave dhe aktoreve te sistemit gjyqesor - u shpreh Nishani. Sipas Ministrit te Drejtesise drafti mbi Strategjine Ndersektoriale te Drejtesise eshte zhvilluar pergjate vitit te kaluar. Me pas procesi ka vijuar me mbledhjen e informacionit identifikimin e problematikave vizionit prioriteteve dhe objektivave strategjike per ta kthyer ate ne nje dokument te zbatueshem gjitheperfshires te cilen e pasqyruar zv.ministres Brikena Kasmi. Ne perfundim te ketij procesi ministri Nishani eshte shprehur se ky draft nuk eshte perfundimtar dhe se rekomandimet e dhena ne kete tryeze do te reflektohen ne planin e veprimit.