Dhune dhe jo permbajtje nga ushtaret siriane

Vrasje te tjera te demostruesve tregojne se udheheqja siriane e kryesuar nga Bashar al Assad nuk ka nder mend te mbaje premtimet. Aktiviste siriane te te drejtave te njeriut njoftojne per te pakten kater civile te vrare diten e diele 06.11.2011 dite kur fillon festa islame e bajramit. Tre vete jane vrare po ashtu ne Homs qytetin ku jane perqendruar kundershtaret e Assadit. Nje te vrare ka patur ne qytetin Hama.
Nje dite me pare ushtaret e qeverise sulmuan me tanke qytetin Homs. Bilanci 23 viktima humben jeten. Nje banor njofton per shume shtepi te djegura. Rezervat e bukes jane duke mbaruar dhe njerezit e plagosur qe ndodhen ne rruge vdesin prej plageve sepse kerkush nuk mund te shkoje deri tek ta thote ai. Diten e shtune ne gjithe vendin u vrane 28 vete. Bildunterschrift Dhune ne Siri
Lirohen disa te burgosur
Njekohesisht jane dhene shenja se mbase regjimi i Assadit eshte duke iu bindur presionit nderkombetar. Keshtu sipas te dhenave te agjencise se lajmeve Sana udheheqja ka urdheruar lirimin e 553 opozitareve te arrestuar ne demostratat e tete muajve te fundit.
Jane liruar persona duart e te cileve nuk jane perlyer me gjak njofton Sana. Ky hap eshte bere me rastin e festes myslimane te Bajramit.
Liga Arabe parlajajmeron per pasojat
Sekretari i Pergjithshem i Liges Arabe Nabil al-Arabi i ka kerkuar serish Sirise te ndaloje sjelljen brutale ndaj opozitareve. Nese plani i paqes deshton atehere kjo do te kete pasoja katastrofike per Sirine dhe gjithe rajonin. Ekziston shqetesim dhe keqardhje e madhe per vazhdimin e dhunes.
Liga Arabe e perbere nga 22 vende i pati vendosur Sirise te merkuren e kaluar nje afat prej dy javesh per terheqjen e ushtrise nga qytetet lirimin e te burgosurve politike si dhe lejimin e vezhguesve dhe gazetareve nderkombetare. Udheheqja e Damaskut i ka aprovuar keto kerkesa. Meqenese regjimi sirian nuk i ka mbajtur muajt e fundit premtimet e bera opozita beri thirrje per zhvillimin kete te diel te demostratave.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Liga Arabe keshillohet per Sirine
SHBA liste e gjate e premtimeve te shkelura
Mediat shteterore siriane kane kritikuar me fjale te ashpra qeverine amerikane sepse i ka keshilluar opozitaret ne Siri te mos dorezohen vullnetarisht. Ministria e Brendshme ne Damask i ka premtuar amnesti te gjithe atyre qe dorezojne armet tek stacioni me i afert i policise dhe dorezohen. Ata do te lihen menjehere te lire thuhet me tej.
Zedhenesja e ministrise amerikane te Mbrojtjes Victoria Nuland duke patur parasysh kete oferte foli ne Uashington per listen e gjate te premtimeve te shkelura te udheheqjes sitiane dhe plotesoi Ne keto momente une nuk do ti keshilloja kerkujt qe ti dorezohet autoriteteve te regjimit.
Autor Susanne Eickenfonder /Aida Camadapd dpa afp
Redaktoi Vilma Filaj- Ballvora