E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi kundër Iranit gjithnjë e më afër?

Një raport i papublikuar i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore, me seli në Vjenë, përmban risi të rëndësishme lidhur me programin bërthamor iranian.

Javën e ardhshme do të dalin në pah informacione të reja sekrete, thuhet në të. Ky material ndër të tjera duhet të përmbajë edhe të dhëna, sipas të cilave Irani ka zhvilluar një model kompjuteri të një kapsule shpërthyese bërthamore.

Përveç kësaj, në një regjistrim satelitor shihet një trup i çeliktë, në të cilin mund të provohet lëndë shpërthyese me fuqi të madhe plasëse për ndezjen e bombave bërthamore, tha në Vjenë një diplomat, i cili nuk do të citohet me emër.

Irani përbetohet se programi bërthamor shërben vetëm për qëllime paqësore.

Tani po rinxirren në pah akuzat, që në të kaluarën janë provuar si të pavërteta, deklaroi ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi.

Ndërkohë, presidenti izraelit, Shimon Perez, po ndez debatin për një sulm eventual ushtarak kundër programit bërthamor iranian.

Në një intervistë televizive ndaj pyetjes, nëse situata po shkon më shumë drejt një konfrontimi ushtarak në vend të një zgjidhjeje diplomatike, Perez u përgjigj: "Unë besoj se po. Shërbimet sekrete të shumë vendeve shohin se ora po troket dhe i paralajmërojnë qeveritë e tyre, se nuk ka më shumë kohë."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›