E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 2 milionë myslimanë në Haxh

Zyrtarët saudit theksuan se më shumë se 2.5 milionë pelegrinë myslimanë po marrin pjesë në ritualet vjetore në Haxh, që kulminacionin e arritën sot.

Haxhi është rituali më i lashtë dhe i shenjtë i fesë islame. Pelegrinazhi përqendrohet në qytetin e shenjtë të Mekës, vendlindja e profetit Muhamed.

Princi saudit i kurorës, Najef bin Abdel Aziz, tha se një numër rekord prej 1.8 milionë pelegrinë të huaj, që përfaqësojnë 183 kombësi, kishin mbërritur të shtunën në mbretëri.

Të huajt ju bashkuan me qindra mijëra myslimanëve sauditë, që marrin pjesë në ritual.

Shumë pelegrinë vizitojnë xhamitë e shenjta në Mekë dhe në Medinë, ku është varrosur profeti Muhamed mbi 1 mijë e 400 vjet më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›