E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë e re në Kazakistan

Nga Kazakistani raportohet se një person ka vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur, në trazirat e reja në rajonin perëndimor Mangystau.

Ky është i njëjti rajon ku të paktën 11 vetë u vranë të premten në qytetin e Zhanaozen, në dhunën e lidhur me pushimin nga puna të punonjësve të industrisë së naftës.

Në incidentin e ri, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha në një deklaratë se policia kishte përdorur armë për të shpërndarë ata që u përshkruan si protestues të dhunshëm në fshatin Shepte.

Deklarata e përshkroi grupin si "huliganë" dhe tha se ata ishin kërcënuar për sigurinë e qytetarëve dhe policisë, duke detyruar policinë të përdorë armë kundër tyre.

Sipas kësaj deklarate, një nga 12 njerëzit e plagosur të cilët ishin dërguar në një spital lokal, kishte vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›