Spanjë, anulohen fluturimet për shkak të grevës

Kompania ajrore spanjolle “Iberia” ka anuluar të dielën një të tretën e fluturimeve për shkak të grevës së pilotëve, të cilët shfaqin drojën se do të humbin punën për shkak të krijimi të filialit të ri për fluturime të lira “Iberia Ekspres”.
Kompania “Iberia” ka bërë të ditur se ka anuluar 91 fluturime dhe atë kryesisht ë linjat vendore, si dhe nuk ka pasur çrregullime të mëdha në aeroportin e Madridit ose në aeroportet tjera, pasi që ka arritur me kohë udhëtarët t’i transferojë në fluturime ose kompani tjera.
Një grevë e tillë është paraparë edhe për javën e ardhshme, 29 dhjetor. Në kompaninë ajrore “Iberia” janë punësuar 1.600 pilotë.