E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pereira vazhdon në Benfica

Benfica ka njoftuar se mbrojtësi i djathtë Maxi Pereira ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në vitin 2015.

Klubi nga Lisbona po ashtu ka treguar se Pereira në marrëveshjen e tij të re me klubin do të ketë dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh. Pereira ishte transferuar në Benfica në verën e vitit 2007 për 3 milionë euro ndërsa sezonin e parë në klub u paraqit si mesfushor i djathtë.

Mirëpo, me kalimin e kohës ai është adaptuar në pozitën e mbrojtësit dhe është duke u paraqitur me sukses për Benfican dhe Kombëtaren e Uruguait.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›