Dhunë në Afganistan, 3 viktima
Tre njerëz, përfshirë dy police, kanë humbur jetën nga një bombë që ishte vendosur në automjetin e tyre.
Siaps autoriteteve lokale 10 persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi, që ndoshi pranë aeroportit civil në qytetin e Heratit.
Ndërkohë në një raport të lëshuar të mërkurën, Shtetet e Bashkuara theksojnë se incidentet e dhunshme në Afganistan janë rritur për afro 40 për qind në tetë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.