Basha: Barrë më të ulët fiskale për biznesin
Biznesi i Tiranës së shpejti pritet që të ketë një barrë më të lehtë fiskale. Kjo deklaratë u bë prej kryebashkiakut Lulzim Basha në panairin ndërkombëtar të mobilerisë. Kreu i Bashkisë premtoi se brenda 2 javëve do të paraqesë platformën në Këshillin Bashkiak.
E pranishme në këtë aktivitet Zv.kryeminstrja dhe ministra e Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës Mimoza Kusari-Lila deklaroi se tregu midis dy vendeve duhet të unifikohet.
Kryebashkiaku premtoi gjithashtu se do të stimulojmë investimet dhe veprimtaritë tregtare, duke hequr plotësisht taksat për një periudhë 4 vjeçare, për cilindo biznes që premton angazhim përhapjen e 50 apo më shumë vendeve të reja të punës.