Thaçi: Boshnjakët, lehtësim njohjes nga BeH

Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur bindjen e tij se komuniteti boshnjak në Kosovë do të ndihmojë një njohjen e pavarësisë nga Sarajeva zyrtare.
“Dëshiroj të theksoj se institucionet e Kosovës besojnë se komuniteti boshnjak do të jetë një urë lidhëse e fuqishme e bashkëpunimit të shtetit të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës”, ka deklaruar Thaçi.
“Gjithashtu, ky komunitet do të ndihmojë apo lehtësojë Sarajevën në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë kryeministri.