Rrahje masive midis bandave serbe në veri
Një rrahje masive mes dy bandave nga veriu i Mitrovicës dhe Zveçani ka ndodhur në rrugën “Mreti Pjetër” në veri të Mitrovicës, ku janë përdorur armë të ftohta.
Rrahja e grupeve të të rinjve, ka vazhduar edhe në dy vende të ndryshme në veri të Mitrovicës ndërsa sipas mediave kosovare policore ka parandaluar agravimin e mëtejmë të situatës.
Mësohet se motiv kësaj përplasjeje të grupeve ka filluar në shkollën e mesme teknike, për të vazhduar nëpër rrugët e qytetit. Sipas një komunikate të policisë disa persona janë të lënduar.