E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Lirimi i disidentëve, hap i rëndësishëm

Presidenti amerikan Barak Obama e ka cilësuar amnistinë ndaj disidentëve të shquar të Birmanisë si një "hap i rëndësishëm përpara" në rrugën e reformave.

Z. Obama tha se ai kishte kërkuar zyrtarëve të ndërmarrë "hapa shtesë për të ndërtuar besimin" në Burma.

Disidentët kryesorë të Birmanisë janë liruar nga burgu, në kuadër të një seri amnistish dhënë së fundmi nga autoritetet për të burgosurit politikë.

Mes personave të liruar ka veteranë nga protesta studentore e vitit 1988, murgj të përfshirë në demonstratat e vitit 2007 dhe aktivistë të minoriteteve etnike. Personazhi më i njohur është Min Ko Naing, lider i kryengritjes së dështuar të vitit 1988.

Televizioni shtetëror ka njoftuar se 651 të burgosur do të lirohen në kuadër të faljes së presidentit, por nuk ka saktësuar se sa prej tyre janë të burgosur politikë.

Në një deklaratë për shtyp të transmetuar në televizion, presidenti Thein Sein deklaroi se personat e liruar janë njerëz që mund të luajnë një rol konstruktiv në procesin politik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›