Dhune ne Lindjen e Mesme Vakuumi i pushtetit ne Egjipt rrezik sigurie per Izraelin

Ne naten e se premtes 18./19.8. forcat ajrore izraelite kane kryer nje varg sulmesh kunder Rripit te Gazes. Ato u paralajmeruan me pare nga ministri i Mbrojtjes Ehud Barak gjate vizites qe beri ne vendin e sulmuar Eilat. Barak Ne qofte se do te jete e nevojshme atehere ne do te zgjerojme keto sulme hakmarrese. Ne duhet ta kemi te qarte se kunder nesh ashtu si me pare ekzistojne plane terroriste. Ne jemi ne lufte te vazhdueshme.
Sipas mjekeve palestineze si pasoje e sulmeve te ushtrise izraelite ne Rripin e Gazes te enjten vone ne mbremje u vrane gjashte njerez. Sulmet drejtoheshin kunder anetareve te organizates radikale te ashtuquajtur Komiteti i kryengritjes popullore. Shefi i tyre Kamal al-Nairab eshte njeri prej viktimave. Ne naten e se premtes 19.08. pas goditjeve izraelite palestinezet njoftuan edhe per nje viktime tjeter dhe disa te plagosur.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ehud Barak minister i Mbrojtjes
Hamasi mohon lidhjet me sulmet terroriste
Shkak per shperthimin e dhunes ishin sulmet ndaj autobuzeve dhe makinave izraelite te kryera te enjten pasdite ne afersi te qytetit bregdetar Eilat ne Detin e Kuq. Te vdekur dhe te plagosur kishte edhe si pasoje e shperthimit te nje mine mbi te cilen kaloi nje automjet ushtarak izraelite. Hamasi i cili qeveris ne Rripin e Gazes mohon cdo lidhje me serine e sulmeve terrroriste.
Kryeministri Benjamin Netanjahu tha ne nje deklarate te shkurter se kush e sulmon Izraelin do te paguaje nje cmim te larte. Ai shtoi po ashtu se ata te cilet kane urdheruar keto sulme nuk jane me ne jete. Ne kete menyre apeli i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Ban Ki Moon qe pergjegjesite te dalin sa me shpejte qe te jete e mundur para drejtesise ishte shume i vonuar.
Vakuumi i pushtetit ne Egjipt- rrezik sigurie per Izraelin
Pak pas sulmeve te para qeveria izraelite beri bashkefajtore edhe Egjiptin. Edhe njehere ministri i Mbrojtjes Ehud Barak Kontrolli egjiptian mbi Sinai po dobesohet si rezultat i zhvillimeve ne Egjipt. Keshtu atentatoret te cilet sic duket jane nga Rripi i Gazes arriten te depertojne deri ne Eilat.
Bildunterschrift Forca sigurie te Hamasit ne rruge pas sulmit izraelit te se enjtes
Ne kohen qe Barak po fliste para mikrofoneve ne shkretetire filluan te degjohen serish sirenat pas tyre autoambulancat u nisen ne nje mision te ri nje atentator tjeter plagosi rende dy ushtare kur kishin kaluar vetem gjashte ore nga sulmi i pare.
Nderkohe ushtria flet per 15 deri ne 20 pjesemarres ne sulmet terroriste. Shtate prej sulmuesve jane vrare te tjeret kane ikur. Per ore te tera ushtria ka bastisi ne rajon ne kerkim te pjesetareve te tjere te celules terroriste.
Karmon Egjipti problem strategjik
Per ekspertin e ceshtjeve te sigurise Ely Karmon sulmet ne jug te Izraelit nuk ishin te papritura. Sulmet e perseritura ndaj nje gazpercuesi te rendesishem per Izraelin kane qene paralajmerimi i mjaftueshem. Pas permbysjes se regjimit te Mubarakut eshte krijuar nje vakum pushteti thote Karmon Egjipti po behet nje problem strategjik. Nga pikepamja izraelite kufiri ne jug te vendit eshte nje problem me i madh sesa kufiri ne veri me Libanin. Sipas mendimit ky eshte nje problem me i madh se Irani.
Te enjten ne mbremje 18.8. nga Rripi i Gazes ne drejtim te territorit izraelit jane shkrepur disa raketa. Shumica e predhave kane rene ne afersi te Ashkelonit ne pjese te pabanuara nje prej tyre eshte bere e pademshme permes sistemit automatik antiraketor. Ky sistem pritet tani te stacionohet edhe ne afersi te qytetit Beerscheba ne shkreteiren Negev.
Ne keto qytete fundjaven e kaluar disa mijera izraelite protestuan dhe kerkuan me shume drejtesi sociale. Levizja e protestave ka anuluar nderkohe te gjitha protestat e planifikuara per kete fundjave.
Autor Christin Wagner / Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi