Dhunë në Pakistan, gjashtë të vrarë
Persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri në Karaçi të Pakistanit, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke u vënë flakën dhjetëra makinave.
Dhuna është shkaktuar pas vrasjes së Mansur Mukhtarit dhe vëllait të tij, të dy anëtarë të partisë më të madhe në qytet, Lëvizja Mutahida Kaumi.
Personat e armatosur kanë dalë në rrugë pas bërjes publik të lajmit.
Të shtënat kanë ringjallur frikën se Karaçi, një qytet prej 18 milionë banorësh, mund të shohë kthimin e niveleve të tmerrshme të dhunës, sikurse edhe vitin e kaluar kur janë vrarë më shumë se 1.700 persona.