E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta në Afganistan, bie mbështetja në radhët e amerikanëve

Mbështetja e popullit amerikan për luftën në Afganistan ka rënë ndjeshëm, sipas një sondazhi të kryer nga “The NewYork Times” dhe "CBS News".

Më shumë se dy të tretat e njerëzve të anketuar, përkatësisht 69 për qind e tyre, thonë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përfshihen në luftë.

Katër muaj më parë, një fakt të tillë e kanë pohuar 53 për qind e qytetarëve të anketuar.

Rënia thuhet të ketë lidhje me vrasjen e ushtarëve të NATO-s nga trupat afgane dhe masakrimin e 17 civilëve afganë nga një ushtar i SHBA-së.

Anketa po ashtu zbulon se 68 për qind e të anketuarve mendojnë se përpjekjet në Afganistan “po shkojnë keq”. Në të njëjtën mënyrë, nëntorin e kaluar, janë përgjigjur 42 për qind e respondentëve.

Sondazhi i fundit tregon se afro gjysma e të anketuarve, 44 për qind, mendojnë se trupat e Shteteve të Bashkuara duhet të kthehen në shtëpi para afatit të caktuar, më 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›