E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryediplomati holandez jep shpjegime në parlament për ambasadorin në Shqipëri

Share

Ministrit të Jashtëm holandez, Uri Rosenthal, i është kërkuar që të komentojë një diskutim që ka nisur në Shqipëri në lidhje me deklaratat e ambasadorit holandez në mbështetje të homoseksualëve. Lajmin e bën të ditur agjencia Dutch News.

Henk van den Dool i bëri komentet në mbështetje të homoseksualëve gjatë një transmetimi televiziv dhe lideri i një partie të djathtë, PLL, Ekrem Spahia, kërkoi largimin e tij. Spahiu është zëvendësministër i Mbrojtjes në qeverinë shqiptare. Sipas agjencive lokale, kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për shtyp se komentet e Spahisë janë krejtësisht të papranueshme. Van den Dool i bëri komentet pasi disa aktivistë të të drejtave të homoseksualëve u sulmuan me tymuese ndërsa bënin xhiro me biçikletë. Deputetët nga liberaldemokratët D66 kërkuan nga Rosenthal të sqarojë incidentin, shkruan agjencia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›