Uashingtoni i thote jo sulmeve te mundshme ushtarake kunder Iranit

Sa here qe raportohet se pushtetmbajtesit ne Teheran kane zhvilluar me sukses programin e armeve berthamore SHBA dhe aleatet e saj dalin me tre opsione saksione te ashpra kryesisht ne fushen ekonomike bisedime ne nivel diplomatik dhe kercenime me sulme te mundshme ushtarake. Mundesia e fundit po mirret gjithnje e me shume ne konsiderate ne Izrael. Megjithate Leon Panneta ministri amerikan i Mbrojtjes e beri tani te qarte se ky nuk eshte obsion per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo per faktin se nje hap i tille mund te kete pasoja te paparashkiueshme me ndikime serioze ne rajon dhe trupat amerikane te stacionuara atje.
Panetta tha gjate nje konference per shtyp ne Pentagon se nje bombardim i impianteve berthamore iraniane do te vononte programin berthamor te Teheranit maksimumi per tre vjet. Kjo do te thote se efekti i bombardimeve do te ishte shume i kufizuar. Per kete arsye veprimi ushtarak kunder Iranit duhet te jete masa e fundit. Ajo cfare Panneta nuk e tha por eshte e qarte per te gjithe ushtaraket ne Uashington pa ndihmen teknike te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Izraeli nuk eshte ne gjendje te bombardoje impiantet berthamore iraniane. Mesazhi i fshehur i shefit te Pentagonit drejtuar qeverise izraelite eshte keshtu i qarte Izraeli nuk do te kete ndihmen e SHBA-se ne rast se planifikon te kryeje nje sulm usharak kunder Iranit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Leon Panetta
Uashingtoni reagoi shume i permbajtur ndaj raportit per Iranin te prezantuar kete jave nga Organiazata Nderkombetare per Energjine Berthamore Perse Mike Schuster ekspert per politiken e jashtme ne radion kombetare NPR Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e presidentit Obama jane shume te kujdesshme ne reagimin e tyre. Ata duan te shohin se ne fare drejtimi po levizin gjerat. Por gjithashtu eshte e qarte se Obama deshiron ti kufizoje edhe me shume transaksionet nderkombetare financiare me Iranin. Ata duan te perqendrohen me shume ne kete pike.
Ne Uashington nuk jane presin qe Keshilli i Sigurimit te OKB-se te pajtohet per nje aksion unik kunder Iranit. Kina dhe Rusia mbase do te perdorin veton e tyre kunder sanksioneve me te rrepta. Per kete arsye Shtetet e Bashkuara te Amerikes sigurisht te pasuara nga aleatet me te rendesishme si Anglia Gjermania dhe Franca do te kufizojne ne menyre radikale tregtine me Iranin. Qellimi kryesor eshte qe Irani te lodhet ekonomikisht dhe financiarisht ne menyre qe pushtetmbajtesit ne Teheran te heqin dore nga programi i tyre berthamor. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mahmud Ahmadinexhad
Autor Klaus Kastan / Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama