E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunimi i varrezave në Boboshtisë, 2 vjet burg kreut të OMONIA-s

Prokuroria e Korçës ka kërkuar gjatë ditës së sotme dy vjet burg pre kreun e OMONIA-s, Naum Disho, i cili është financues i punimeve të kryera në varrezat e Boboshticës. Për punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe, prokuroria ka kërkuar nga një vit burg. Kërkesa është bërë gjatë konkluzioneve përfundimtare të hetimit.

Gjyqi për çështjen “Boboshtica” në ngarkim të tre të pandehurve nisi në muajin tetor të vitit të kaluar pas denoncimit të banorëve të fshatit për dhunim të varrezave nga organizata Omonia. Kjo e fundit ndërtoi mbi këto varreza një memorial në nder të 2 ushtarëve grekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›