Shqiptari më i fortë në Britani del përpara gjyqit për trafik narkotikësh
Jimmy Marku është një shqiptar i njohur në Britani pasi është shpallur kampion në konkursin Njeriu më i fortë në Britani. Por tani ai është në telashe pasi është kapur me një sasi kanabisi në një makinë tip Golf. Shqiptari ka dalë përpara gjyqit. Ai mohon akuzat e ngritura ndaj tij. Mediat britanike thonë se sasia e drogës e kapur në makinën ku udhëtonte ai kap vlerën 66 mijë sterlina. Po ashtu, mediat thonë se në celularin e Markut është kapur një mesazh komprometues nga Shqipëria, që flet për marrjen e mallit. Gjyqi vazhdon.