Kreshnik Spahiu reagon kundër zv.kryeministrit serb Daciç për ndarjen e Kosovës
Kreshnik Spahiu , lideri i Aleances Kuq e Zi, reagoi ashpër ndaj kërkesës së bërë dje të zëvendës kryeministrit serb Dacic për ndarjen territoriale të Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kufijtë territorial të Kosovës janë të paprekshem dhe nuk mund të coptohen nga pazaret politike. Qeveria serbe të harroj Kosovën dhe të rishikoj statusin dhe të drejtat e shqipëtarëve që jetojnë në Presheve, Bujanovc e Metvegje. Ne presim që Serbia jo vetëm të respektoj të drejtat universale të shqiptarëve të gjallë, por ajo duhet të bashkëpunoj me Hagën për të treguar ku janë fshehur trupat e mijera shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Tadic dhe Dacic nuk mund të lajnë duart si Pons Pilati me dorezimin e kriminelit Mlladic dhe t렠harrojnë mijra krime të shkaktuara nga Serbia.
Si reagim i këtij qëndrimi por dhe shumë politikave anti shqipëtare z. Kreshnik Spahiu i bëri thirje qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës që të nisin procedurat administrative dhe ligjore për të shpallur 10 qershorin festë kombëtare. Zoti Kreshnik Spahiu theksoi se “Lidhja e Prizrenit më 10 qershor ishte afirmimi i parë politik i një shteti të ardhshëm shqiptar. Në 10 qershor u hodhen themelet e një programi mbarë kombëtar për krijimin e shtetit të ardhshëm dhe ne duhet ta përkujtojmë atë sic e meriton. Shteti shqiptar ka sot me dhjetra festa kombëtare embëlsirash dhe ballokumesh dhe është e patolerueshme të mos i japim vlerë ditës në të cilën shqiptarët lidhën platformën e për të ardhmen e një sistemi politik dhe shteteror.
Gjatë takimit të Aleances Kuq e Zi intelektualë dhe historiane diskutuan ndër të tjera se destabilizimi politik i Shqipërisë ka rigjallëruar egërsisht qarqet më shovinistë serbe dhe greke duke i vënë ato në veprim dhe duke e gjetur Tiranën zyratare të papërgatitur për shkak të etheve politike të kutisë së fundit. Me gjithë rëndësinë e zgjedhjeve lokale theksuan drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi rreziku i ndarjes së Kosovës apo i asimilimit të identitetit kombëtar në jug të Shqipërisë është prioritet pasi shteti duhet të funksionoje nën parimin kombi mbi partitë.
