Dhunohen varret në Fushë Krujë, qytetarët denoncojnë në polici
Dhunimi i varreve vazhdon të jetë një fenomen shqetësues dhe i përsëritur. Këmbana e alarmit kësaj here bie në Fushë Krujë, ku pllakata prej mermeri, korrnizat e tyre, apo elemente të tjerë të varrezave janë dhunuar, duke u grabiturpër tu shfrytëzuar më pas për qëllime përfitimi. Persona ende të paidentifikuar kanë kryer këtë vepër penale, ndonëse janë bërë disa herë denoncime në policinë e qytetit të Fushë Krujës.
Ndërkohë, është dëmtuar rëndë edhe muri rrethues i varrezave të zonës, si dhe vendi ku kryhen ritual e fundit për të ndjerët. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e policisë lokale, efektivat blu në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit kanë nisur çështjen penale në lidhje me këtë ngjarje.