E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ricky Martin kurorëzon lidhjen me partnerin e tij

PORTO RIKO - Gazeta portorikane “El Nuevo Dia” shkruan se këngëtari Ricky Martin do të kurorëzojë në martesë lidhjen me partnerin e tij Carlos Gonzalez.

Sipas gazetës, Martin dhe Gonzalez do të martohen më 28 janar në Nju Jork, ku martesat mes homoseksualëve janë ligjëruar vitin e kaluar.

Këngëtari portorikan Ricky Martin ka pranuar se është homoseksual në 27 mars të vitit 2010 nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare të internetit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›