Elbasan, arrestohen tre të akuzuar për vjedhje

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Edmond Hoxha, 30 vjeç, dhe Astrit Demarku, 35 vjeç, që të dy me banim në fshatin Katesh të Peqinit. Këta persona janë kapur duke vjedhur banesën e shtetasit L.H, në fshatin Katesh. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se dy të arrestuarit janë futur në banesë ku kanë vjedhur një çantë dore me dokumente zyrtare, pasaportë, karta identiteti, patentë, si dhe disa bizhuteri floriri. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si dhe arrestoi në flagrancë dy shtetasit e sipërpërmendur.
Mësohet se po mëngjesin e sotëm është arrestuar shtetasi Spartak Panxhi, 25 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë në banesën e shtetasit A.V, 44 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, duke tentuar të vjedhë disa pajisje elektroshtëpiake, me qëllim për t’i shitur për skrap.
/Start/E.B/
2012-01-03 16:00