E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet dhe grabitet diplomati italian në Rusi

Policia në Rusi tha se një diplomat italian është dhunuar dhe më pas është grabitur në qytetin veri-perëndimor të Shën Petërsburgut.

Zyrtarët në Shën Petërsburg thanë se Gjorgjo Matioli është shtruar në spital pasi ka dëmtime në kokë, pas sulmit nga persona të panjohur të mërkurën në mbrëmje.

Sulmuesit raportohet se i kanë vjedhur atij pasaportën diplomatike, paratë dhe dokumentet e automjetit.

Matioli është atashe kulturor në Konsulatën italiane në Shën Petërsburg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›