E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet dhe grabitet, plagoset rëndë kambisti

Foto Ilustruese

SARANDE- Një kambist është dhunuar dhe më pas grabitur në orët e mbrëmjes në qytetin e Sarandës. Mësohet se, Qemal Onjea, 50 vjeç është goditur me sende të forta dhe është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të qytetit.

Sipas të dhënave të para të policisë, kanë qenë dy persona të maskuar që kanë ndjekur kambistin deri në afërsi të shtëpisë, ku më pas e kanë dhunuar e grabitur.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin, ndërsa vazhdon aksioni për kapjen e dy personave.

Nuk ka ende te dhena lidhur me shumen qe dy grabitesit kane mundur t’i marrin kambistit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›