Fullani, 2 milionë euro për dhomën muze të Bankës
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është miratuar pas debatesh të ashpra, një vendim skandaloz, lidhur me ndërtimin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.
Pas manovrimeve të Fullanit, është vendosur që fondi për muzeumin e bankës do te jete 2 milionë euro!!
Shuma, e cila duket shumë e lartë për një dhomë muze të Bankës, është në vazhdën e skandaleve që Guvernatori Fullani prodhon për të menaxhuar personalisht fondet e bankës.
Ndërkohë, shumë letra të mbërritura në redaksi, bëjnë fjalë për lidhje familjare të Fullanit me bizneset që janë të lidhura me Bankën, siç është kompania që rikonstrukton Bankën, shoqëria e kateringut që çon ushqimin në Bankë, lidhjet me bizneset ku Banka ka marrë hapësira me qera etj.
Fullani ndërkohë është nisur drejt SHBA-së, me një menu të re shpenzimesh që i faturohen buxhetit të Bankës.