Digjet parku arkeologjik i Finiqit. Zjarrfikëset e Sarandës nuk kanë naftë!

Parku Arkeologjik i Finiqit ka 24 orë që digjet nga flakët, ndërkohë që asnjë zjarrfikëse nga Saranda nuk ka shkuar në vendngjarje. Përgjigjja e zjarrfikësve të Sarandës është se nuk kanë naftë për të shkuar të fikin zjarrin.
Flakët që kanë 24 orë që përpijnë gjithë territorin e parkut, kanë bërë dëme të konsiderueshme materiale në objektet e vjetra të kultit, Amfiteatrin e vjetër të Finiqit, si dhe mjedisin rreth tyre.
Situata kritike me zjarret në Shqipëri po rëndohet mes të tjerash për shkak të pamundësisë që kanë autoritet zyrtare të angazhojnë mjete për fikjen e zjarrit për mungesë fondesh. Një helikopter i ardhur nga Turqia për këtë qëllim po ashtu është i kufizuar në lëvizjet e tij se nuk ka naftë./B.M