Më pak vatra zjarri, 29 në të gjithë vendin

Gjate operacionit te helikopterit turk ne lartësinë e Priskes
TIRANE- Situata e zjarreve vazhdon të mbetet e rënduar pavarësisht reduktimit të vatrave të zjarrit, krahasuar me një ditë më parë.
Edhe sot, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, helikopteri i vënë në dispozicion nga Republika Turke, nuk ka mundur dot të ndihmojë në fikjen e zjarrit në zonën verilindore të vendit. Në Pukë dhe në Kukës janë shtuar edhe 200 efektivë të tjerë.
Helikopteri ka operuar sot në lartësinë e Priksës, duke lehtësuar edhe veprimet nga toka për izolimin e vatrës së zjarrit. Sipas ministrisë së Brendshme, në këtë zonë është rritur ndjeshem edhe numri i efektivave të FA-ve, në mbështetje të forcave zjarrëfikëse dhe atyre të Shërbimit Pyjor.
Ministria e Brendshme njofton se në të gjithë qarqet e vendit rezultojnë 29 vatra zjarresh aktive, të shpërndara në këto zona;
Qarku Dibër: Ka 7 vatra zjarri aktive dhe 4 vatra të izoluara. Vazhdon vatra në Parkun Kombëtar Lura, Fusha e Pelave, Rrobulli Monument Natyre dhe Liqeni i Bruçit, ku digjen grumbuj të prerjeve abuzive. Vatra në jug të Parkut Kombëtar, në vendin e quajtur Zhavori është riaktivizuar gjatë ditës së sotme. Vatra e zjarrit në Kacni, vatra e zjarrit në Zall Gjoçaj në ekonuminë pyjore Derjan në rrethin e Matit, janë pëskruar rreth 155 ha kullotë. Në këtë vatër punojnë për izolimin e saj forca të Shërbimit Pyjor, punonjës të minierave dhe barinjë, por ështëe vështir ë ndërhyrja për shkak të terrenit. Vatrat e zjarrit në Malin e Bejinit në Vargmalin Balgjajt, si dhe në malin Skënderbeg mbeten aktive. Janë aktivizuar për izolimine e tyre punonjës të Shërbimit pyjor, punonjës të minierës dhe nga komuniteti.
Vatra të izoluara: 4. Vatra e zjarrit në ekonominë pyjore Dhoks Bulqizë, vatra e zjarrit në fshatin Dragu, në komunën Fushë Bulqizë, vatra e zjarrit në Fushë Studen dhe ajo në fshatin Lenë të komunës Martanesh.
Qarku Elbasan: Ka 3 vatra zjarri aktive. Në fshatin Sopot, komuna Stravaj, rrethi Librazhd, është krijuar një vatër e re zjarri, me intesitet të mesëm. Në rrethin e Gramshit janë aktive 2 vatra. Vatra e zjarrit në fshatin Tashovicë, komuna Pishaj, ku po punojnë forcat zjarrfikëse, shërbimit pyjor dhe nga komunteti. Vatra e zjarrit në fshatin Jançe komuna Sult, është izoluar dhe vënë nën kontroll. Ndërsa, vatra e zjarrit në fshatin Katërlis, komuna Skënderbegas është fikur.
Qarku Korçë. Ka 1 vatër aktive dhe 2 vatra të izoluara. Vazhdon puna për shuarjen e vatrës zjarrit në Parkun Kombëtar të Bozdovecit. Dy vatrat e zjarrit në Malin e Elbit dhe ai në fshatin Kozel, komuna Mollas, Kolonjë janë izoluar dhe digjen në brendësi. Ndërsa, zjarri në pyllin e Voskopojës është fikur plotësisht.
Qarku Kukës: Ka vetëm 1 vatër zjarri tepër aktive, ajo në komunën Tërthore, në Bjeshkët e Bardhocit. Në këtë vatër po punojnë forca të Shërbimit pyjor, nga komuniteti, si edhe të FA-ve. 5 vatrat e tjera janë izoluar. Vatra e zjarrit në Q. Komi, në Kojen të Geg Hysenit, komuna Fierzë, në Lekbibaj, zona Nikaj Mërtur, në fshatin Valbonë, komuna Margegaj, në rajonin e Livadheve tek liqeni i Ponareve, komuna Bujan në kullotë alpine është nën kontroll.
Qarku Shkodër: Ka 7 vatra zjarri aktive dhe 3 nën kontroll. Në rrethin e Shkodrës është 1 vatër aktive ndërmjet fshatit Ndërhysaj dhe Gimaj të komunës Shalë. Në rrethin e Malësisë së Madhe janë 3 vatra aktive. Këto vatra janë në terrene të thepisura dhe nuk mund të ndërhyhet nga toka.
Në Rrethin e Pukës: Janë 3 vatra aktive dhe 3 vatra janë vënë nën kontroll. Vatra aktive janë: Vatra në Malin e Krrabit në Midë, tek Antaenat, në fshatin Orosh, në Kryezi, komuna Qafë Mali, e cila ka intesitet të lartë, si dhe vatra e re e hapur në Qafë Sharri.
Vatra nën kontroll janë:
Vatra në fshatin Qerret i Vogël, komuna Qerret.
Vatra në fshatin Berishë e Epërme, komuna Iballe
Vatra në fshatin Millë, komuna Qelëz.
Qarku Lezhë. 5 vatra aktive. Në rrethin e Mirditës, në Bashkinë Rëshen, në 3 fshatra ka vatra zjarri. Vazhdon me intensitet vatra në fshatin Malaj i Epërm, ku 2 makina zjarrfikëse dhe forca të Shërbimit pyjor, por edhe banorët kanë punar për fikjen e tij dhe në fshatin Lurth. Në komunën Fan janë 2 vatra zjarri aktive, ajo në fshatin Konaj dhe vatra në Qafën e Komit, e mbartur nga Kukësi. Në komunën Kthellë janë 2 vatra zjarri aktive, në fshatrat Ujë dhe Shtrezë.
Qarku Tiranë. 1 vatër aktive, ajo në Malin e Dajtit, në lartësitë e Priskës, pavarësisht operacioneve pa pushim nga ajri, forcat e shumta të FA-ve, zjarrëfikëse dhe Shërbimit Pyjor, për shkak të erës së fortë që ka vijuar pa ndalesë. Gjatë ditës së sotme edhe 100 efekivë të tjerë të FA-ve, iu bashkuan ndërhyrjes nga toka.