Gardisti Skeja jep tre versione ne polici

Policia tentoi te fshehe ngjarjen e rende ne lokalin Nena Mbretereshe. Garda loje fjalesh ne deklaraten per publikun
Oficeri i Gardes Fatos Skeja ka dhene dje gjate pyetjeve ne polici tre versione te ndryshme lidhur me ngjarjen e rende ne lokalin Nena Mbretereshe. Fillimisht ka thene qe nuk e ka prekur fare viktimen me pas ka thene qe e qellova vetem me nje shpulle dhe ne versionin e trete ka pranuar me shume por pa pranuar se ka qelluar me arme.
Te gjitha dyshimet bien mbi Skejen nderkohe qe ne shpatullen e te plagosurit gjendet nje plumb autori i leshimit te te cilit duhet gjendur.
Po dje eshte mesuar se jane bere perpjekje te shumta prane familjes se viktimes per ta mbyllur incidentin me forma te tjera ne menyre qe te shmangen kallezimet deponimet dhe procesi gjyqesor.
Vete Garda e Republikes ka pranuar dje incidentin vetem pasi ai eshte botuar ne gazeten Shekulli. Botimi ka nxjerre zbuluar perpjekjet e medha te Gardes dhe Policise per te kaluar ne heshtje dhe pa ndeshkim ngjarjen e rende.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e se shtunes ne lokalin Nena Mbretereshe. Mbi rrethanat e ngjarjes se rende qe implikojne nje oficer garde me detyre te larte Shekulli njoftoi opinionin publik duke theksuar per lexuesit edhe perpjekjet e turpshme te policise se shtetit per te fshehur rrethanat e ngjarjes.
Ne deklaraten e Gardes dhene dje vetem pas botimit te lajmit ne gazete thuhet tekstualisht
Ne lidhje me incidentin e ndodhur mesditen e djeshme date 13.11.2010 me punonjesin e Gardes informojme opinion publik si me poshte Fatos Din Skeja oficer i Gardes se Republikes eshte perfshire ne nje incident ndodhur ne nje nga lokalet prane rruges se Elbasanit. Personi ne fjale eshte ndaluar nga organet kompetente ku dhe po vazhdojne veprimet hetimore per sqarimin e ngjarjes se ndodhur. Sqarojme se ky oficer eshte efektiv i Gardes se Republikes ne Drejtorine per Sigurine e Personaliteteve te Larta Shteterore dhe sherben ne kete Drejtori..
Deri ne kete pike deklarata eshte korrekte dhe perputhet me te dhenat e artikullit te Shekullit. Megjithese me vonese deri ne kete pike Garda eshte treguar perballe publikut institucion shume me serioz dhe shume me i pergjegjshem se policia e shtetit e cila theksojme ka tentuar diten e shtune te fshehe ngjarjen megjithese nje qytetar ishte plagosur.
Por ne fjaline e fundit Garda ka bere nje loje fjalesh. Deklarata vijon Theksojme se Fatos Skeja nuk ka asnje detyre per sigurine ne Grupin e shoqerimit te Kryeministrit te Vendit apo te familjes se Tij - thote deklarata.
Nuk dime nese rregullorja e Gardes perfshin postin e drejtuesit te mjeteve te eskortes ne detyrat per sigurine.
Gjithashtu eshte fare e lehte te behen levizje te oficereve te Gardes te personaliteteve te ndryshme brenda dites. Fakti qe ekzistoi tentativa per tia fshehur publikut ngjarjen ngre dyshime te forta mbi transparencen e Gardes dhe Policise ne kete pike. Nese z.Skeja eshte levizur se fundmi nga grupi prane kryeministrit apo vazhdon te jete aty kjo eshte e pamundur te provohet ne kushtet e kesaj perpjekjeje te institucioneve per te fshehur informacionin qe ligji ua detyron ta japin per publikun nga i cili paguhen. Ne shtypin e djeshem ka edhe nje te dhene shtese qe hedh drite mbi arsyet e perpjekjes se organeve te rendit per te fshehur ngjarjen. I akuzuari shihet shpesh ne shoqerine e djalit te kryeministrit Sh. Berisha dhe mikut te tij te njohur R. Selmanllari.
21- vjecari Shpati Ruci u plagos dy dite me pare ne lokalin Nena Mbretereshe pasi u rrah sepse vonoi sherbimin e nderrimit te tavlles ne tryezen ku sherbente si kamerier. Shekulli ka raportuar ngjarjen ne kushtet e nje perpjekjeje te ethshme te policise se shtetit dhe Ministrise se Brendshme per te fshehur cdo informacion. Madje edhe Prokuroria e Shtetit eshte njoftuar me disa ore vonese nga policia duke i lene kohe te akuzuarit te largohet dhe provave ne vendngjarje te zhduken. Kjo sjellje antiligjore me pasoja te renda e policise se shtetit eshte ne vetvete nje ngjarje e dyte shume me e rende se plagosja ne lokalin Nena Mbretereshe.