E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA kap te denuarin per vrasjen e gjakesit

OPERACIONI/ Ahmet Bajramaj vrau ne 1994-n Zenel Hotin. Dy familjet fqinje jane te ngujuara qe prej vitit 1994. 66-vjecari kishte arritur ti shpetonte disa here policise ne tentativat per tu arrestuar


SHKODR - Ka perfunduar ne pranga pas 16 vjetesh ne kerkim i shumekerkuari Ahmet Metush Dyl Bajramaj 66 vjec lindur e banues ne Koplik. Kane qene forcat RENEA qe ne bashkepunim me ato te drejtorise se policise se qarkut te Shkodres kane rrethuar ne banesen e tij duke bere te mundur kapjen e te denuarit me 25 vjet burg per gjakmarrje. Ahmet Bajramaj ka qene nder personat me te kerkuar nga policia dhe disa here ne vite te ndryshme operacionet per kapjen e tij kane deshtuar teksa ai arrinte te largohej nga banesa permes disa tuneleve te ndertuara dhe madje duke iu kunderpergjigjur policise me arme zjarri. Pas nje muaji vezhgimesh ai eshte rrethuar mbremjen e se shtunes ne banesen e tij ne lagjen Llazanaj ne qytetin e Koplikut. Ne operacion ka pasur pak persona nga policia e Shkodres. Kjo eshte bere per te evituar ndonje rrjedhje te mundshme informacioni.


Operacioni
Burime nga policia pjesemarres ne operacionin per kapjen e Ahmet Bajramajt tregojne se fillimisht eshte bere rrethimi nga larg i baneses se tij pasi kishte informacion se ai ndodhej atje. Jane bllokuar te gjitha daljet e mundshme. Me pas eshte kapur djali i tij ndersa hynte ne banese dhe se bashku me te ka hyre dhe policia qe ka filluar kontrollet ku ne cdo ambient ka gjetur arme te mbushura me fisheke ne goje. Me pas per rreth 6 ore jane kontrolluar tunelet ku ne njerin prej tyre te bere me tuba betoni me diameter te madh qe perdoren per kanalizime eshte dyshuar se ndodhej i kerkuari. shte perdorur qeni per nuhatje dhe me pas bombat me gaz lotsjelles. Keto kane bere qe 66-vjecari te mos mundet te reagoje dhe pas pak minutash te kapet teksa ndodhej brenda ne tunel me armen gati por ne gjendje te fiketi. Me pas ai eshte nxjerre dhe eshte shoqeruar per ne vendin e vuajtjes se denimit me 25 vjet burgim.


Arsenali i gjetur
Ne banesen e tij eshte gjetur nje arsenal armesh te llojeve te ndryshme si dhe mjete te ndryshme qe e kane ndihmuar te fshihej. Ne banese i jane gjetur 4 arme zjarri tip automatik mes te cilave dhe nje Skorpions 16 kreher fisheke automatiku me nga 30 cope secila 2 arme zjarri tip pistolete me 80 fisheke 1 shotgan 1 silenciator 1 pale dylbi snajper 1 pale paruke per maskim floke te zeze nje kundragaz i tipit te fundit etj.
Konflikti


Ahmet Bajramaj qe njihej dhe emrin Metush ka qene i shpallur ne kerkim pasi gjykata e shkalles se pare e kishte denuar ne mungese me 25 vjet burg. Me 31.10.1994 ne lagjen Llazanaj Ahmet Bajramaj ka vrare me arme zjarri automatik shtetasin Zenel Hoti fqinj i tij. Banesa e viktimes Hoti ndodhet ne anen tjeter te rruges ku jeton familja Bajramaj dhe vrasja eshte kryer per gjakmarrje. Ne vitin 1992 ka nisur dhe konflikti mes dy paleve ku nje pjesetar i familjes Bajramaj ka vrare nje te familjes Hoti. Me pas Zenel Hoti ka vrare djalin e Ahmet Bajramajt per gjakmarrje dhe me 1994-n ka qene vete 66-vjecari atehere 50-vjecar qe ka vrare Zenel Hotin. Sipas policise dyshohet se eshte dhe nje person tjeter i vrare gjate konfliktit disavjecar mes ketyre dy familjeve konflikt i cili akoma nuk eshte i mbyllur dhe familjet kane qene te ngujuara.


Tunelet ne oborr
Ne oborrin e baneses njekateshe te familjes Bajramaj dhe token qe ajo zoteron ka dy tunele qe e kane ndihmuar te largohet Ahmet Bajramajn sa here qe ai rrethohej nga policia. Njeri ka qene i ndertuar para viteve 90 dhe perdorej si vendstrehim ne raste alarmesh qe aplikoheshin ne diktature per te pergatitur popullsine ne rast sulmi te armatosur nga jashte. Me 1991-shin pasi u moren pronat qe kishin me pare ky vendstrehim u mor nga familja Bajramaj pasi ndodhej ne oborrin e saj.


Po keshtu ne oborr ka qene dhe nje depo e nendheshme per grumbullim e magazinim silazhi per blegtorine ne kohen e kooperatives qe dhe kjo u mor se bashku me token nga familja Bajramaj. Keto jane shfrytezuar si tunele per tu larguar sa here Ahmet Bajramaj rrethohej nga policia. Nje ish-efektiv policie tani ne lirim tregon se ne vitin 2001 kane qendruar per ore te tera te fshehur ne arat me miser gjate nje operacioni te deshtuar per kapjen e Ahmet Bajramajt. Familja e tij ka qene e ngujuar dhe meshkujt kane levizur shume rralle.


Permbledhje
Ahmet Bajramaj vrau Zenel Hotin duke marre keshtu gjakun per vrasjen e djalit te tij. Dy familjet e perfshira ne gjakmarrje jane fqinje njera me tjetren
I njohur me emrin Metush 66-vjecari ka arritur ti shpetoje disa here policise ne operacionet e saj per ta arrestuar teksa shpesh eshte pergjigjur me zjarr
Ne oborrin e baneses se familjes Bajramaj ndodheshin tunele te ndertuara ne kohen e komunizmit te cilat ai i perdorte per ti shpetuar policise


Ne momentin e arrestimit policia ka perdorur gaz lotsjelles ndersa Bajramaj i cili u gjet ne gjendje te fiketi ishte ne tunel i armatosur gati per te qelluar
Pas kontrollit te ushtruar ne banesen e Bajramajt policia zbuloi armatime te shumta edhe te koheve te fundit te siguruara per tu mbrojtur

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›