Pa konsensus edhe raundi i fundit me 84 vota, Rama: Zaganjori ka shkelur Kushtetutën

Berisha e Rama gjate takimit ne kuvend
Maxhoranca dhe opozita nuk bien dakord për kreun e ri të shtetit.
Sot votimi i fundit me 84 vota, ska konsensus PD-PS.
Kuvendi vendos me shumicë votash që të mbajë sot raundin e tretë të votimit për Presidentin e ri të vendit. Pas debatit të zhvilluar në mbledhjen e së hënës në Konferencën e Kryetarëve, maxhoranca dhe opozita nuk ranë dakord për datën e votimit. PD-ja kërkoi që seanca të mbahet sot, ndërsa PS-ja të dielën, për tu dhënë sa më shumë kohë në dispozicion negociatorëve. Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit, 71 deputetë të PD-së votuan që seanca të mbahet pikërisht sot, ndërsa 58 deputetët e PS-së votuan kundër. Në radhët e shumicës mungonin Kryeministri Berisha, ministri i Mbrojtjes, Imami, si dhe kreu i FRD-së, Gazmend Oketa, ndërsa Kastriot Islami votoi kundër së bashku me opozitën. Gjatë votimit, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, abstenoi. Burime nga maxhoranca bëjnë të ditur për gazetën se raundi i tretë do të ketë fatin e dy raundeve të para. Megjithëse PD-ja së bashku me aleatët vazhdojnë të mbështesin fort kandidaturën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, edhe në këtë raund nuk do të mblidhen votat për ta hedhur atë në votim. Ky do të jetë raundi i fundit kur kërkohet vota e opozitës, pasi në raundin e katërt, sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese, mjaftojnë vetëm 71 vota. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë, kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, thuhet në pikën 3 të nenit 87 të ligjit themeltar. Nga ana e saj opozita vazhdon ti qëndrojë propozimit për të nisur një proces të ri konsultimesh me maxhorancën, pasi kjo e fundit të ketë tërhequr më parë emrin e Zaganjorit. Megjithëse raundi i dytë u ezaurua të hënën në mesditë, deri në mbrëmje vonë nuk ka pasur asnjë tërheqje si nga maxhoranca dhe opozita, çka e detyron Kuvendin të djegë edhe raundin e tretë. Dita e sotme do të nisë sërish me mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në orën 9:00. Deri në këtë orë, partitë kanë afat që të mbledhin firmat për kandidatët që do të mbështesin, por duke parë ngjarjet deri minutën e fundit, kjo gjë pritet të mos ndodhë. Gjatë mbledhjes së Komisionit do të miratohet edhe raporti që do ti shkojë seancës parlamentare. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e sotme të datës 08.06.2012, konstatoi se deri në afatet e përcaktuara nga Kuvendi nuk është depozituar asnjë kandidaturë për President të Republikës. Në këto kushte, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në zbatim të nenit 87, pika 2 të Kushtetutës, i cili thotë: Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat, i paraqet seancës plenare për informim këtë raport, me qëllim përmbylljen e procedurave për votimin e tretë të Presidentit të ri të Republikës, thuhet në raportin që pritet të lexohet në Komision. Pas seancës do të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve, e cila do të përcaktojë sërish datën për raundin e katërt të votimit.
Raundi IV
Pas mbledhjes së sotme të Parlamentit, Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet për të caktuar ditën e raundit të katërt të votimit. Nëse shumica dhe opozita bien dakord për datën, gjithçka do të ecë sipas parashikimit. Por nëse PS nuk pranon datën që propozon PS, duhet ta vendosë seanca, e cila si rregull do të mblidhet të enjten. Kjo ditë është edhe afati i fundit sipas Kushtetutës kur mund të mbahet raundi i katërt, çka e detyron Konferencën e Kryetarëve të afrojë edhe ditën e mbledhjes së Parlamentit për të caktuar ditën e votimit për Presidentin.Rregullorja
Në rast se në votimin e tretë nuk arrihet shumica prej tri të pestave të votave, Konferenca e Kryetarëve menjëherë cakton datën e votimit të katërt, i cili zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të tretë. Për votimin e katërt dhe sipas pikës 2 të këtij neni mund të paraqiten kandidatë të rinj nga jo më pak se 20 deputetë, që skanë marrë pjesë në asnjë grup propozues në votimet pararendëse, ose kur kandidati që ata propozuan në votimet pararendëse është tërhequr, thuhet në pikën e tretë të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit.Statusi
Për kandidatin e vetëshpallur për President, qëndrimi i deritanishëm i kryetarëve të dy partive po penalizon vendin për në BE. Jemi në prag të provimit të tretë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, por politizimi i tepruar, mungesa e mirëbesimit mes palëve, mbytja e garës dhe konkurrencës së lirë, nxitja e konfliktualitetit, e llogorizimit, e militantizmit shterpë apo e klientelizmit privat të kryetarëve, po e lëvizin Shqipërinë jashtë aksit të meritës për ta kaluar me sukses këtë provim, thuhet në apelin e djeshëm.
Meta: I qëndrojmë marrëveshjes me PD
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, mbështeti sërish dje kandidatin e pranuar nga e gjithë maxhoranca, Xhezair Zaganjori. Në një konferencë për mediat pas takimit me drejtorin për Zgjerim në BE, Stefano Sannino, Meta tha se i shprehu atij se kandidati i maxhorancës plotëson kriteret për President konsensual. Mendoj që konsensusi politik është shumë i rëndësishëm, por natyrisht që, në çdo rast, është realizuar një proces pavarësisht nga thellësia e tij. Është realizuar një proces i gjerë dhe në fund të fundit është i rëndësishëm edhe produkti. Dhe unë besoj se produkti është gjithashtu mjaft cilësor, u shpreh Meta. Sipas tij, kandidatura e Zaganjorit i plotëson të gjitha kushtet për të qenë konsensuale. Unë besoj se kandidatura që maxhoranca ka propozuar i plotëson kriteret për kandidaturë konsensuale. Lidhur me kandidaturën e tij unë kam bërë vlerësimet e mia publike. Ai ka kontribuar në procesin për ta bërë të debatueshëm, por LSI do ti qëndrojë marrëveshjes. Ka një marrëveshje edhe për Presidentin me PD, pavarësisht vlerësimeve për kandidaturat e Presidentit, deklaroi Meta.
Pollo: PS të kandidojë Nanon
Ministri i Teknologjisë, Genc Pollo, vlerëson kandidaturën e Fatos Nanos për President. Futja e Nanos në garë nga partia e tij, për Pollon, do ta bënte interesante atë. Zoti Nano, siç e thotë dhe vetë, është babai historik i Partisë Socialiste. Do të ishte interesante nëse ai futej në garë nga partia e tij. Përfshirja e zotin Nano në politikën e ditës do ta bëjë më interesante skemën politike shqiptare, u shpreh ministri Pollo. Duke konfirmuar se në raundin e tretë Xhezair Zaganjori do të jetë kandidatura e maxhorancës, ministri Pollo nuk përjashton mundësinë e përfshirjes së një tjetër emri në raundin pasardhës. Por gjithmonë, sipas tij, në staturën e Zaganjorit. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, shprehet se PS duhet të përcaktojë qëndrimin e saj për Zaganjorin. Ne kemi ofruar një kandidat, presim vlerësimin e opozitës për të. Ne e kemi ofruar si kandidat mbi palët, konsensual, i cili besoj se përfaqëson një intelektual me vlera të jurisprudencës dhe po ashtu dhe në diplomaci. Tani mbetet që opozita të përcaktojë qëndrimin e vet për zotin Zaganjori ose nëse ka vlerësim për kandidatura të tjera, të sjellë kandidatura të tj