Dhunohet puntori i Bektelit
Dhunohet me mjete te forta nje punonjes i kompanise se ndertimit te rruges Durres-Kukes, “Bektel-Enka”.I plagosuri eshte shtetasi turk, Edgan Bajram, i cili ka marre plage ne disa pjese te trupit dhe aktualisht po kurohet ne spital. Sipas policise Edgun Bajram eshte qelluar me leve ne pjesen e pasme te kokes, dhe bluzat e bardha te Kukesit pas konstatimit te gjendjes se renduar shendetesore kane vendosur transferimin e tij drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane per nje mjekim me te specializuar. Autori i ngjarjes, Adriatik Doci eshte arrestuar pak ore pas krimit i fshehur ne fshatin Kolsh te Kukesit. Policia ka nisur menjehere hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe sipas te dhenave, pista kryesore ne te cilen po hetohet aktualisht eshte ceshtja e shpronesimeve qe mendohet se ka tensionuar situaten.