E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten kursimet, thyhet arka e xhamit

15/06/2009  Në maternitetin “Kiço Glozheni”

TIRANE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur dje në ambientet e maternitetit “Kiço Glozheni” në Tiranë, ku mësohet se rreth orëve të para të mëngjesit është vjedhur një arkë kursimesh që ishte vendosur në njërin nga korridoret e këtij spitali. Mjekët thanë se brenda arkës së xhamit mund të ndodheshin rreth 30 mijë lekë të vjetra, para këto që derdheshin nga qytetarët e ndryshëm për t’i ardhur në ndihmë grave në nevojë apo fëmijëve jetimë. Por siç duket për këta të fundit nuk kanë menduar as hajdutët, të cilët duke shfrytëzuar mungesën e njerëzve në korridor, kanë thyer me mjete të forta arkën prej xhami dhe kanë grabitur të gjithë sasinë e lekëve që ndodhej aty. Aktualisht policia nuk ka mundur të identifikojë dhe arrestojë grabitësin, por specialistët e seksionit kundër vjedhjeve kanë ngritur dyshime se autori mund të jetë ndonjë person i pacienteve që janë shtruar në këtë maternitet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›