E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiqet, prangoset i riu, në kërkim të tjerë

15/06/2009  Po kalonin 8 shtetas për Greqi

GJIROKASTËR - Policia kufitare kanë ndaluar në flagrancë në orët e para të pasdites së shtunë, në afërsi të fshatit Kakavijë, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, një shtetas shqiptar, ndërkohë ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi dyshohet si organizatori i trafikimit të qenieve njerëzore të tetë shtetasve. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastrës, pohuan se “Sotir Rroshi, 26 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Gjirokastrës është ndaluar në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës, rreth orës 14.30, pasi ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij po tentonit të ndihmonin në mënyrë të paligjshme tetë shtetas shqiptarë të hynin ilegalisht në Greqi, përkundrejt një vlerë monetare 1600 deri në 2000 euro secili”.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij Aleksandër V., ka arritur t’i shpëtoj ndjekjes së policisë, duke braktisur në afërsi të fshatit Terihat, rreth 13 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, automjetin e tij me targa greke, së bashku me katër shtetas.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›