E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti plagos dy bashkëmoshatarë

15/06/2009  Në gjendje të rëndë shëndetësore

KORÇË- Dy të rinj, banorë të qytetit të Korçës, Aldo S., 20 vjeç dhe Hilmo K. 18 vjeç, kanë përfunduar në spitalin e qytetit të Korçës, mëngjesin e ditës së dielës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa 18-vjeçari Kamenica ndodhet në sallën e reanimacionit, por aktualisht jashtë rrezikut për jetën, 20-vjeçari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në këtë spital është nisur me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi për të kërkohej një ndërhyrje më e specializuar mjekësore. Mësohet se dy të rinjtë ishin qëlluar me thikë nga një bashkëmoshar i tyre dhe konkretisht nga 17-vjeçari, me inicialet M.LL, banor i lagjes nr 9 në qytetin e Korçës. Gjithçka kishte ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, teksa tre adoleshentët gjendeshin së bashku pranë bar kafe “Mësonjëtorja”. Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale, vijon më tej i njëjti burim, ka rezultuar se ngjarja të ketë ndodhur në vendin e quajtur lagjja nr. 12 Korçë, pranë bar kafe “Mësonjëtorja” dhe se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi M. Ll. i datëlindjes 1992 lindur dhe banues në Korçë, lagja me nr. 9, i cili pas një konflikti për motive të dobëta i ka goditur shtetasit e lartpërmendur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›