E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet simpatizanti i PS nga mbështetës të PD

 

Shënohet incidenti i parë në Qarkun e Lezhës për sa i përket zgjedhjeve. Simpatizantë të Partisë Demokratike kanë sulmuar dhe dhunuar fizikisht, duke e dëmtuar rëndë në trup Lekë Gjinin nga Lezha, simpatizant i Partisë Socialiste në këtë rreth. Albert Cakoni, sekretari rajonal i Qarkut Lezhë deklaroi dje se “incidenti ka ndodhur dje rreth orës 01:00 të natës në qendër të qytetit të Lezhës, ku persona të cilët ishin të shoqëruar me deputetin Edi Paloka, dhe shumë pranë forcave të policisë, kanë dhunuar fizikisht simpatizantin e PS-së, Lekë Gjini, i cili po vendoste banderola të PS-së në shëtitoren e qytetit të Lezhës. Sipas tij, është bërë denoncimi dhe në Prokurorinë e rrethit Lezhë. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, sqaroi dje se nuk është treguar në asnjë rast indiferentizëm nga ana e policisë së shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›