E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos të riun në plazh, pranga 48-vjeçarit

 

POGRADEC - Pranga 48-vjeçarit, plagosi me mjete të forta një adoleshent. Sipas policisë, Agim Çekiçi nga fshati Buçimas u arrestua të martën, pasi në plazhin e Tushemishtit ka goditur me mjete të forta në kokë dhe trup 17-vjeçarin Gj.G., duke i shkaktuar plagë të rënda. Disa plazhistë të tjerë i kanë ndarë, pasi ngjarja mund të kishte precipituar me pasoja akoma e më të rënda. I plagosuri është çuar në spital, nga ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit, duke ndaluar autorin. Por ky i fundit, sipas burimeve, ka fyer uniformat blu që ishin në krye të detyrës. Ai i kundërshtoi ata me forcë që të hipte në mjetin e policisë. Blutë bënë ndalimin e tij me forcë duke e akuzuar për "plagosje të lehtë me dashje", "kundërshtim të punonjësit të policisë" dhe "fyerje për shkak të detyrës".                              j. gj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›