E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo depozitave të karburantit në Shëngjin

 

Kreu i LDK-së Nikollë Lesi tha dje se sapo të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Lezhës do të urdhërojë heqjen e të gjitha depozitave të karburantit në qytetin e Shëngjinit e zonën perreth. “Shteti, të kompensojë dëmshpërblimin e pronarëve të karburanteve, por qyteti të çlirohet nga rreziku i këtyre depove të rrezikshme. Nëse qeveria e re nuk i heq, atëherë unë dhe disa kolegë deputetë do të bllokojmë punimet e parlamentit, pasi unë flas në emër të qytetarëve e jo disave”, theksoi Lesi. Kreu i LDK tha se porti i Shëngjinit do të jetë port i një Shqipërie natyrale e jo vetëm i Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›