E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti i radhës, digjen flamujt e PD në Elbasan

ELBASAN- Vazhdon me incidente fushata elektorale, ndërkohë që vetëm pak ditë ndajnë nga zgjedhjet.

Incidenti i radhës është shënuar sot në Elbasan, ku burime nga PD-ja e qytetit njoftojnë djegien e flamujve.

Sipas të dhënave të para mësohet se flamujt e Partisë Demokratike janë djegur në rrugicat e lagjes Partizani, të këtij qyteti.

Për ngjarjen është njoftuar policia, e cila ka nisur hetimet, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për autor.

Zyra e PD-së, e ka cilësuar një akt të tillë, provokimin e radhës dhe ka bërë apel për ruajtjen e qetësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›