E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunoi kufomën e vrasësit të vëllait, arrestohet

Foto ilustruese

POLICAN- Policia ka vënë në pranga shtetasin Kushtrim Guri, akuzuar se dhunoi në mënyrë makabre kufomën e rojes së uzinës së Policanit, vrasësit të vëllait të tij.

Sipas policisë, ai ka qenë i fshehur në një banesë dhe pas ndalimit është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, kur roja i uzinës vrau me armë shefin e sigurimit teknik, pasi dyshonte se i kishte ngacmuar bashkëshorten dhe pas krimit, i dha fund edhe jetës së vet.  Pas kësaj, vëllai i shefit të sigurimit teknik ka dhunuar kufomën e rojes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›