E Diel, 1 Nëntor 2026

Qiproja nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe të Qipros, Ivan Mërkic dhe Erato Kozaku Markulis kanë thene se marrëdhëniet mes të dy vendeve janë të shkëlqyera dhe kanë konfirmuar mbështetjen e ndërsjellë për integritetin territorial.

Duke folur për Kosovën, gjatë takimit të tyre në Qipro, Markulis ka përsëritur se qëndrimi kombëtar i Qipros si shtet që nuk e pranon shpalljen e pavarësisë së Kosovës, mbetet i pandryshuar.

…por, si udhëheqëse aktuale e BE-së, Qiproja do të ketë qasje të balancuar, duke marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha shteteve anëtare edhe të atyre që e kanë njohur Kosovën, edhe të atyre që nuk e kanë njohur, ka thënë shefja e diplomacisë qipriote.

Qiproja, së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Spanjën dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›