Berisha: Të nisin procedurat për referendumin

Seanca e djeshme e Kuvendit dështoi, për shkak se opozita nuk e dha votën e saj, ndërsa sot Berisha kërkoi nisjen e procedurave për zhvillimin e referendumit. Ai kërkoi këshilli legjislativ i Parlamentit që të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për këtë çështje.
"Të nisin plotësisht të gjitha procedurat për referendumin. Koha e zhvillimt të referendumit do përcaktohet nga institucionet përkatëse, KQZ, Gjykata Kushtetuese dhe institucione të tjera. Natyrisht ky referendum kërkon tu japë fjalën qytetarëve pasi deputetët e tyre nuk plotësuan një kërkesë më legjitimja e tyre. Do t'i kërkoj këshillit legjislativ të Parlamentit të elaborojë platformë për hapat e mëtejshëm të këtij akti madhor në të cilën qytetarët shqiptarë le të shprehen. Kanë të drejtë të shprehen. Kush të ketë frikë le të dalë mënjanë, të ikë nga politika, ka frikë nga vetja e tij", tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Kryeministri akuzoi liderin socialist, Rama, se po bllokon sërish statusin e vendit kandidat, duke shtuar se këtë e bën për për interesa të lidhura me pasuri të paligjshme. "Zoti Rama harron se për çdo qytetar shqiptar është e qartë si drita e diellit se dje bllokimi i shembjes së murit të korrupsionit dhe statusit të vendit kandidat nuk e bën qytetarët shqiptarë, e bën kryekëput interesa të lidhura me pasuri të paligjshme, me taksa të fshehura të mamasë, dajkos apo babait, duke përdorur imunitetin. me trafiqe të paligjshme përfshi dhe trafiqet e tjera kriminale. 6 gushti do mbetet në histori si një datë të cilën kreu i PS dhe një grup miliarderësh nuk lejoi grupin parlamentar të votojë për statusin", shtoi Berisha. /S.Ll/Start/
2012-08-07 12:07