Xhafaj: Referendumi alibi, ka shanse për kompromis

Deputeti Fatmir Xhafa, theksoi se Berisha kërkon të deformojë normat kushtetuese në funksion të një alibie për zgjedhje te ardhshme parlamentare që pritet të mbahen qershorin e vitit të ardhshëm.
"Kryeministri tha dje dhe e përsëriti dhe sot se ai do tu drejtohet qytetarëve për amendamentet. Një hipokrizi politike e pastër, e zakonshme të kryeministrit tonë. Ka mbi një muaj që u thotë se është i vonuar miratimi në shtator. Ku shkoi kauza e kryeministrit teksa kërkon një referendum se kushedi kur bëhet dhe në çdo rast pas shtatorit dhe tetorit? Kryeministri duhet të ftojë qytetarët në një referendum për çështje që nuk ka qëndrime të kundërta. E vetmja pikë ndarëse është koha dhe procesi konform kushtetutës. Me pak fjalë u thotë qytetarëve ejani të votojmë tekat e mia. Të bëjmë një referendum për 6 gushtin tim", tha Xhafa.
Ai shtoi se mos votimi i heqjes së imunitetit lë të hapur shanset për ndryshimet e tjera kushtetuese. "Gjithsesi seanca e djeshme e pati një arritje. Në përfundim fitoi argumenti kushtetues, nuk u mohua zgjidhja kushtetuese për cështjen e imunitetit. Mosvotimi i djeshëm që e la të hapur shansin që në përfundim të debatit për të gjitha amendamentet kushtetuese të votohen si pjesë e një projekti të përbashkët dhe amendamentit për kufizimin e imunitetit, ne jemi besimplotë dhe e dëshirojmë që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt", shtoi ai. /Start/
2012-08-07 13:48