Biznesi: Dhoma Administrative e pamjaftueshme

Sipas Konfederatës së Industrisë, një veprim i tillë është i pamjaftueshëm për të zgjidhur problematikën tejet të rënduar të përballjes së biznesit dhe qytetarëve me institucionet shtetërore dhe në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësoje Ligjin e Gjykatave Administrative në pritje të proçesit të miratimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Konfindustria vlerëson, se Dhomat Administrative pranë gjykatave të shkallës së parë në mungesë të Ligjit përkatës të zgjidhjes së çështjeve administrative, e kanë të pamundur arritjen e qëllimit të krijimit te tyre. Ky institucion, paraqet disa shqetësime për çështje që lidhen me gjykimin administrativ, si shpejtësia e gjykimit administrativ, fusha e përgjegjësisë së gjykatave administrative, shpërndarje gjeografike, marrëdhëniet ndërmjet niveleve të ndryshme të gjykimit administrativ, etj, të cilat sipas Konfindustria kërkon që të gjitha këto çështje të shqyrtohen në mënyrë rrënjësore.
“Konfindustria me cilësinë e nismëtarit të Gjykatave Administrative vlerëson, se është i domosdoshëm arritja e mirëkuptimit politik ndërmjet shumicës dhe pakicës në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim miratimin e P ligjit përkatës. Çdo veprim ndryshe dhe i njëanshëm nuk do të kishte asnjë ndikim me vlera praktike në përmirësimin e gjendjes së sotme krejtësisht të papranueshme në përballjen Biznes/Qytetare-Institucione Shtetërore”, theksoi Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm i Alb Konfindustrisë. /Start/
2011-11-29 14:12