Sigurohet energjia për dhjetorin

Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo, bëri të ditur lajmin, teksa shtoi se thatësira e tejzgjatur ka bërë që niveli në liqenin e Fierzës të bie ndjeshëm, e për pasojë të ulën tej mase prodhimi i energjisë elektrike.
"Për muajin dhjetor kemi lidhur kontratat për të pasur një import sëbashku me CEZ rreth 17.5 milion kilovat/orë, ku pjesën më të madhe të madhe rreth 13 .5 milion sigurohet nga KESH-i. Sigurisht edhe në sigurimin e importit ka vështirësi, pasi i gjithë rajoni ndodhet në një thatësirë të pazakontë. Dhe kjo ka bërë që të gjithë vendet e rajonit të kalojnë në import", tha Zeqo.
Ai bëri me dije gjithashtu, se po synohet të vihet në punë TEC-i i Vlorës, i ndërtuar vitet e fundit, duke shtuar se më parë duhet siguruar lënda e parë. Sipas të dhënave, energjia e prodhuar nga ky termocentral ka një kosto shumë më të lartë se ajo që prodhohet nga hidrocentralet.
"E bëjmë këtë shkallë të lartë të importit për të ruajtur atë rezervë që ne kemi sot në HEC e Fierzës, duke pritur gjithsesi që edhe shirat të fillojnë sepse për ne do të ishte një problem shumë i madh nëse kjo do të zgjaste akoma me javë dhe muajt e tjerë", vijoi kreu i KESH-t. /Start/
2011-11-29 14:25