Rama: Kosova, pas pavaresise integrimi ne BE
Mesazhe urimi dhe bashkepunimi mes Tiranes dhe Prishtines erdhen dje nga kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Kesisoj, kryebashkiaku Rama preferoi qe te pershendese Pavaresine e Kosoves dhe si drejtues i ketij institucioni, vec atij te kupoles roze. Madje, Rama nuk ka vonuar per te bere thirrje per bashkepunim mes ketyre dy vendeve, me qellim integrimin e tyre ne Bashkimin Evropian. “Tirana e Prishtina festuan se bashku lirine dhe se bashku duhet te ecin perpara si lokomotivat e transformimit shoqeror e ekonomik te Shqiperise e te Kosoves ne rrugen e integrimit te dy shteteve tona ne Bashkimin Evropian”, u shpreh Rama gjate komunikimit te tij me mediat. Po nga Bashkia Tiranes, Rama u shpreh optimist per hapat e bashkepunimit qe do te hedhin te dy vendet. “Pavaresia e Kosoves dhe fillimi i punes per ndertimin e nje shteti te ri mbi aspiraten e integrimit evropian, hap nje horizont te ri bashkepunimi per shqiptaret ketej e andej kufirit”, vleresoi Rama gjate fjales se tij. Madje, po ne kete linje, kryebashkiaku Rama nenvizoi domosdoshmerine e nje bashkepunimi konkret mes Shqiperise dhe Kosoves. “Bashkia e Tiranes deshiron qe t’i hape rruge partneritetit mes qyteteve te Shqiperise e te Kosoves, duke hapur nje kapitull bashkepunimi konkret me Prishtinen”, cilesoi Rama. Nderkohe qe si kryetar i Partise Socialiste, Rama pati shprehur konsideraten me te larte per udheheqesit shqiptare te Kosoves per menyren se si e drejtuan dhe administruan kete proces historik, si edhe per perqasjen shembullore, demokratike dhe evropiane, ndaj minoritetit serb, per te cilin pavaresia e Kosoves hap nje perspektive te re sigurie e begatie ne kuadrin e nje shteti te ri ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Evropian.
O.Xhilaga