E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE: Zgjedhja e Presidentit të normalizojë situatën

Kjo theksohet në raportin e dy raportuesve të Këshillit të Evropës, të cilës ishin në Shqipëri në fillim të muajit prill.

Raporti i monitoruesve të Asamblesë Parlamentare të KiE-së vë re se po zhvillohet “një qëndrim më konstruktiv” nga ana e partive politike në Shqipëri.

“Zgjedhjet presidenciale mund të luajnë një rol të rëndësishëm normalizues, nëse forcat kryesore politike arrijnë të gjejnë një kandidat të dakordësuar nga të dyja palët për postin e Presidentit”, thuhet në raport. Raporti i bashkë-raportuesve të APKE, Tomáš Jirsa dhe Grigore Petrenc, thekson gjithashtu se një qëndrim më konstruktiv nga ana e të gjithave forcave politike po bëhet më i qartë.

Në një letër informuese, ata raportojnë se, “kjo fryme e re bashkëpunimi duket se u ndikua nga dëshira e përbashkët e të gjitha partive politike që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në fund të vitit”. Ata gjithashtu përshëndetën një ndryshim kushtetues për heqjen e imunitetit. Reporterët deklarojnë se do ta vizitojnë sërish Shqipërinë në vjeshtën e këtij viti, pas përfundimit të zgjedhjes së Presidentit të ri. /Start/

                                                                                             2012-06-05 15:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›