Dhunonte barbarisht gruan dhe femijet, arrestohet 53-vjecari
PUKE- Policia e Pukes ndalon 53-vjecarin, qe ishte kthyer ne tmerrin e femijeve dhe gruas se tij. Apelit te nenes se 4 femijeve, te dhunuar nga bashkeshorti prej disa vjetesh dhe me pas te debuar nga shtepia, i eshte pergjigjur policia vendore dhe autoritetet. Familja ishte zhvendosur ne ambientet e spitalit te qytetit, pasi nuk ka pasur strehe tjeter pas debimit. Policia beri te ditur se ka shoqeruar dje ne komisariat, 53-vjecarin Brahim Neziri. Kurse L. Neziri dhe kater femijet e saj jane strehuar ne nje qender sociale ne Shkoder dhe pritet qe te transferohen per ne Tirane, me qellim sistemimin e metejshem. Gruaja ka rrefyer per mediat, se burri prej vitesh ushtronte dhune sistematike ndaj saj dhe 4 femijeve. Ndersa autoritetet e bashkise se Pukes, po ndermarrin hapat ligjore per zgjidhjen e marteses se ciftit, me qellim qe me pas te mundesohet gjetja e nje strehimi. Kater vogelushet e mitur dhe nena e tyre ishin detyruar te largoheshin nga shtepia oret e para te mengjesit te se premtes, kurse 53-vjecari i ka rrahur duke i gjakosur. Prej fundjaves ata qendronin ne ambientet e spitalit, reparti i Radiologjise ne Puke. Familja nga fshati Zeze, kane sajuar disa dysheke si shtreter ku dhe kalonin oret e diteve pas debimit dhe dhunes.
Policia
Autoritetet e komisariatit kane vepruar menjehere duke prangosur te dyshuarin per "ushtrim te dhunes", ndersa u be thirrje organizatave te ndryshme per te ndihmuar kete familje te braktisur.
Policia
Autoritetet e komisariatit kane vepruar menjehere duke prangosur te dyshuarin per "ushtrim te dhunes", ndersa u be thirrje organizatave te ndryshme per te ndihmuar kete familje te braktisur.