Perleshje ne grup, 2 te plagosur
Vlore- Sherri per nje femer ne rrjetin social "Facebook" dyshohet te jete bere shkak per perleshjen e armatosur ne kryqezimin "Rinia" te Vlores, me pasoje dy te plagosur, njeri nga te cilet me arme zjarri. Nje 32-vjecar rrezikon jeten pas tre plumbave ne trup, ndersa shoku i tij mori lendime te shkaktuara nga qyta e pistoletes. Grindja ka nisur rreth ores 22:00 te mbremjes se merkure ne nje qender interneti, ku dy grupe te rinjsh navigonin ne internet, dhe sipas deshmitareve jane degjuar sharje e fyerje te ndersjellta, qe kane pasur ne qender te debatit nje femer. Por policia vendore deklaroi se grindja ka ndodhur per motive te dobeta, pa percaktuar shkakun konkret, kurse i plagosuri rende eshte Altin Naka. Diten e djeshme u konfirmua identifikimi i autoreve te dyshuar, Real Osmani 25 vjec dhe G. Birce 22 vjec, bashkepunetor. I plagosuri i dyte eshte Robert D., i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Sipas hetimeve te kryera nga policia, Altin Naka ka qene ne nje pike interneti se bashku me shokun e tij, kur ka nisur te debatoje me disa persona te tjere qe gjendeshin disa metra me tej. Sherri i nisur me sharje e fyerje, ka vijuar me grushte e shkelma mes dy paleve te perfshira ne debat. Ne pjesen e jashtme te internet-kafese, rreth 200 metra nga vendi i njohur si kryqezimi "Rinia", sherri ka degraduar ne goditje me arme. Nje nga autoret e ngjarjes, i dyshuari Real Osmani, ka nxjerre pistoleten duke qelluar fillimisht ne ajer dhe me pas ne drejtim te 32-vjecarit Altin Naka. Ai ka marre tre plumba, dy prej te cileve ne kraharor dhe nje ne kembe. Ndersa shoku i tij, Robert D., eshte qelluar ne koke me qyten e pistoletes dhe skafander motori.
Pas krimit autoret jane larguar ne drejtim te paditur, ndersa dy te lenduarit u derguan me urgjence ne spitalin rajonal te Vlores. Naka eshte futur ne sallen e operacionit rreth ores 22:30, ku sipas mjekeve ende vijon te jete ne rrezik serioz per jeten. Policia ka shoqeruar deri ne oret e para te mengjesit,, disa deshmitare te ngjarjes dhe po heton per zbardhjen e shkaqeve e rrethanave. Diten e djeshme u be i mundur identifikimi i te dyshuarve dhe shpallja e tyre ne kerkim. Fillimisht u identifikua 25 vjecari Real Osmani, nga Vlora dhe me pas shoku i tij G. Birce 22 vjec. Gjate kontrollit te banesave policia nuk mundi te zbulonte dot te dyshuarit, duke u mjaftuar me shpalljen ne kerkim ne te gjithe vendin.